Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas fitores së Donald Trump për president të SHBA-së.
Çitaku ka thënë se është obligim i institucioneve të Kosovës që të mirëmbajnë dhe kultivojnë raportet me Amerikën.
“Nga Janari, SHBA-të do të udhëhiqen sërish nga administrata Republikane e Presidentit Trump. Demokratë e Republikanë, në momente kritike për ne, kanë qenë në anë tonë.” – ka shkruar ajo.
Shkrimi i saj:
SHBA-të përmbyllën me sukses zgjedhjet Presidenciale, dhe populli Amerikan e bëri përzgjedhjen e vet. Presidenti i 47-të i SHBA-së do të jetë Donald J. Trump.
Nga Janari, SHBA-të do të udhëhiqen sërish nga administrata Republikane e Presidentit Trump. Demokratë e Republikanë, në momente kritike për ne, kanë qenë në anë tonë.
Është obligim i institucioneve të Kosovës që të mirëmbajnë dhe kultivojnë raportet me aleatin tonë strategjik. E punët tona, nuk na i kryen askush, pos nesh