277 vota elektorale nga shtetet që kanë luajtur rolin më të madh, SHBA-të e fillojnë epokën e re me Presidentin Donald Trump, duke e mposhtur kandidaten demokrate Kamala Harris.
Trump është paraqitur para mbështetësve së bashku me stafin e tij, në një fitore ku bota demokratike, ka shprehur shqetësime sigurie, ndërsa ministrat e Mbrojtjes së Gjermanisë e të Francës menjëherë pas fitores së Trump, kanë thirrur një mbledhje të përbashkët.
Në mandatin e tij të dytë Trump ka qenë kritik ndaj NATO-s sikur edhe në rastin e fitores së mëparshme, duke deklaruar se do t’i mbrojë aleatët e NATO-s nga sulmet ruse, vetëm nëse shtetet anëtare investojnë shumë më shumë në këtë aleancë dhe nëse shpenzojnë më shumë për mbrojtje.
Presidenti i sapo zgjedhur amerikan që është presidenti i 47 e ka cilësuar si fitore politike.
Në fillim të fjalës së tij ai ka thënë se do ta shërojë vendin e tij dhe familjet siç e ka quajtur ai në një “epokë të artë” për Amerikën.
Trump mandatin e parë e kishte shpallur fitoren më 8 nëntor 2016, duke e mposhtur Hillari Clinton dhe mori postin e predidentit më 20 janar 2017.
Trump në dy raste ka shënuar fitore ndaj dy grave elektorale në SHBA, duke qeverisur edhe një herë Shtëpinë e Bardhë, nën shumë akuza për abuzime financiare dhe mospagesë të tatimeve, të cilat sipas kushtetutës amerikane, pushojnë nga akuza në rastin kur personi shpallet fitues presidencial i SHBA-së.
Trump e merr mandatin e presidentit të SHBA-së, në kohën kur dy luftëra janë aktive në botë, lufta Rusi-Ukrainë dhe lufta në Lindjen e Mesme dhe në kohën e krizave të reja ku Rusia ka ndikim si në Ballkanin Perëndimor dhe kriza në Korenë e Veriut e cila ka dërguar 12 mijë ushtarë në Rusi e të cilët thuhet se veç gjendjen në front lufte.
Reagimet e botës pas zgjedhje fitores së Trump në SHBA
Rusia përmes zëdhënësit të Kremlinit Dimitri Peskov ka thënë se Putin vështirë se do ta uroj Trump si fitues të zgjedhjeve në SHBA, duke e llogaritur president të një shteti armiqësor.
Rusia ka provuar të implikohet në zgjedhjet amerikane, për çka do të flitet gjatë këtyre ditëve kur demokratët dhe sistemi elektoral të analizohet me fakte nëse ka mundur të implikohet Rusia si në zgjedhjet e vitit 2016.
Politikat e Kinës gjithashtu nuk presin dallime të theksuara në raport me Vashingtonin, por lufta në Lindjen e Mesme pritet të fitoi edhe më shumë mbështetje për Izraelin dhe përforcimet diplomatike në Jerusalem.
Me një vonesë të theksuar, fitoren e Trump e ka uruar edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, për të cilin nomenklatura e Trump nuk gëzonte simpati./Telegram News