Kandidatit republikan, Donald Trump, kanë filluar t’i vijnë urimet e para nga udhëheqës të ndryshëm botërorë, pasi pritet që t’i fitojë edhe zyrtarisht zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, në rrjetin X shkroi: “Porsa e urova Donald Trumpit për zgjedhjen e tij si president i Shteteve të Bashkuara. Lidershipi i tij do të jetë përsëri kyç për mbajtjen e aleancës tonë të fuqishme. Pres të punoj me të përsëri për ta avancuar paqen përmes fuqisë përmes NATO-s.”
Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha: “Urime president i zgjedhur, Trump, për fitoren tuaj zgjedhore historike. Pres të punoj me ju në vitet e ardhshme. Si njëri nga aleatët më të ngushtë, ne qëndrojmë krah për krah në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe ndërmarrësisë.”
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha: “E çmoj përkushtimin e presidentit Trump për qasjen “paqe përmes fuqisë” në çështjet globale. Ky është saktësisht parimi që mund ta sjellë më afër praktikisht paqen e drejtë në Ukrainë.”
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, shkroi në X: “Urime për rikthimin tuaj më të madh në histori! Rikthimi juaj historic në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një rizotim të fuqishëm ndaj aleancës së madhe mes Izraelit dhe Amerikës. Kjo është një fitore e madhe! Në miqësi të vërtetë.”
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në rrjetin X shkroi: “Urime, president Donald Trump. I gatshëm për të punuar së bashku njësoj si dinim ta bënim gjatë katër vjetëve. Me bindjet tuaja dhe me të miat. Me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet.”
Congratulations, President @realDonaldTrump. Ready to work together as we did for four years. With your convictions and mine. With respect and ambition. For more peace and prosperity.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) November 6, 2024