Fahrije Hoti: Kërkojmë nga ministri Peci të kërkojë falje publike për njollosjen që ka bërë

Koperativa Bujqësore “Krusha” që punëson qindra gra të fshatit Krushë, që kanë mbetur pa burrat dhe djemtë e tyre, pasi forcat serbe masakruan 226 burra dhe djem, në një prej ngjarjeve më të kobshme të luftës së Kosovës, kanë mbajtur konferencë për media për të demantuar Qeverinë Kurti, respektivisht Ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, shkruan TelegramNews.

Udhëheqësja e KB Krusha, Fahrije Hoti ka kërkuar nga ministri Faton Peci që të ulet dhe të kërkojë falje publike për njollosjen që ju ka bërë të gjithave grave të “Krushës”.

Ministri, Peci e ka përmend se z.Fahrie Hoti është e paditur në Gjykatë, përkundrazi unë nuk kam marrë ftesë të atillë, as nuk më është adresuar një ftesë që jam e paditur… Unë nuk e di ku e ka gjet atë dosje dhe kërkoj nga ministri bashkë me dosjen të kërkojë falje për këtë njollosje që ju ka adresu jo vetëm Fahri Hotit. Fahria është vetëm individ, por ka staf, punëtorë – nuk jam njollosë veç unë po të gjitha gratë e Krushës janë njollosur më këtë etiketim që ministri e ka drejtu drejt neve”, ka thënë ajo në konferncë për media.

Tutje, ajo ka thënë se asnjëherë deri me tani nuk ka pasur etiketime për gra të Krushës deri në këtë vit.

“Kisha lut nga ministri që të ulët dhe të kërkojë falje publike, e jo me shantazime, me video e me shkrime nëpër rrjete sociale…asnjëherë etiketim ndaj grave të Krushës nuk ka ndodhur deri në këtë vit. Mua nuk po me dhemb si Fahrie Hoti, po me dhemb si gratë e Krushës”.

Ajo tha se nga 2015-ta deri më 2024 nuk kanë qenë përfitues për asnjë grant.

“Nuk kemi pas asnjë kontakt nga zyra e ministrit por presim me pas kontakt me na tregu pse jemi refuzu. E kemi marrë vendimin, unë e kam vazhdu punën e përditshme. As në 2017-tën kur jam refuzu, as në 2015-tën, por kam vazhdu me programin tim pa u dorëzu.  Nga 2015-ta deri më 2024 nuk kemi qenë përfitues për asnjë grant, përveç në pandemi kemi qenë përfitues në bashkëpunim me Bashkimin Europian.”/TelegramNews.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews