Vlera e Kontratave njëburimore, Bajrami-Muratit: Grafikon i pasaktë, propagandë për të mbuluar korrupsionin e qeverisë

Hykmete Bajrami i ka reaguar sërish Ministrit të Financave Hekuran Murati lidhur me vlerën e kontratave njëburimore, që sipas deputetes së LDK-së nuk është e saktë.

Bajrami tha se në vitet 2008 i gjithë buxheti i Kosovës ishte 963 milionë euro, dhe kontratat njëburimore s’mund të ishin mbi 800 milionë euro siç sipas saj e kishte përshkruar Ministri Murati.

Në një postim në Facebook, Bajrami e LDK-së thotë se “Qeveria përmes propagandës çdo ditë na ofendon secilin prej nesh – mundohet që të pavërtetat me i shitë si fakte duke supozu që askush në këtë vend nuk lexon”.

“Shiheni grafin dhe shpjegimin e tij: Ai me barin me ngjyrë të kaltër po thotë se vlera e kontratave të nënshkruara në vitin 2008 është mbi 800 milionë euro.
Kjo është E PASAKTË, sepse derisa në vitin 2008 krejt buxheti i Kosovës, i shpenzuar ishte 963 milionë euro (sipas raporteve në webfaqën e Ministrisë së Financave) Hekurani përmes vizatimit të tij po thotë se vlera e kontratave të lidhura në vitin 2008 ishte mbi 800 milionë euro, kjo është e E PASAKTË.

Sepse krejt buxheti i kosovës ka qënë:

963 milionë euro,
minus 227 mil. euro janë shpenzu për paga (nuk shpenzohen përmes prokurimit publik),
minus 209 mil. euro janë shpenzu për subvencione dhe transfere (nuk shpenzohen përmes prokurimit publik),
minus 18 mil. euro janë shpnzu për shpenzime komunale (nuk shpenzohen përmes prokurimit publik),

Dmth. pjesa e mbetur e që është vetëm 509 milionë euro (963 –227-209 -18 = 509) ka mbetë për tu shpenzuar përmes procedurave të propkurimit publik”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ministri i Financave Hekuran Murati dje në Facebook publikoi një grafikon ku tha se raporti i kontratave njëburimore ka qenë 19.9% në vitet 2008.

“Nëse e shikojmë nëpër vite se si ka qenë raporti i kontratave me procedurë të negociuar nëpër vite, del se niveli më i lartë i përdorimit të kësaj lloj metode, pra tenderë njëburimorë apo tenderë sekretë siç ka qef t’i quajë opozita, ka qenë në vitet 2008 me 19.9% dhe në vitin 2015 me 16.1%”, kishte shkruar Murati dje pasdite në Facebook.

Madje ai kishte shtuar se hetimet duhet të filloheshin në këto vite, kur në qeverisje ka qenë koalicioni PDK-LDK dhe Ministre ka qenë deputetja tani e LDK-së, Hykmete Bajrami.

“Në grafikon, me vijë të kuqe është paraqitur përqindja e vlerës së kontratave me procedurë të negociuar në raport me vlerën totale të kontratave, nëpër vite.

Edhe në vitin 2008, edhe në vitin 2015, në qeverisje ka qenë koalicioni PDK-LDK. Madje në vitin 2015 ka qenë ministre edhe deputetja Bajrami, e cila është aq e zellshme të “denoncojë” këtë metodë të prokurimit. E nëse me të vërtetë duhet konsideruar kontratat me procedurë të negociuar si potencial për korrupsion, atëherë hetimet do duhej të fillonin pikërisht nga këto vite, 2008 dhe 2015 për të gjetur korrupsionin më të lartë”, shkroi Murati në Facebook.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews