Fundoset anija në Detin e Kuq, 17 të zhdukur – përfshirë turistë nga e gjithë bota

Autoritetet egjiptiane kanë njoftuar se 17 persona janë zhdukur dhe 28 janë shpëtuar pasi një anije turistike u fundos në Detin e Kuq.

Një sinjal u dërgua nga anija Sea Story e cila u largua nga porti afër qytetit egjiptian Mars Alam për një udhëtim pesë-ditor me 31 turistë dhe 14 personel ekuipazhi në bord.

Gjeneralmajor Amr Hanafi tha se të mbijetuarit u gjetën në zonën Wadi el-Gemal, në jug të Marsa Alam dhe se ata po merrnin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ai shtoi se luftanija e marinës egjiptiane El Fateh dhe aeroplanët ushtarakë po intensifikojnë përpjekjet e tyre për të gjetur të zhdukurit, shkruan BBC.

Sipas këshillit lokal në Marsa Alam, ekuipazhi i Sea Story janë të gjithë egjiptianë dhe turistët në bord përfshijnë shtetas britanikë, spanjollë, gjermanë, amerikanë, sllovakë, zviceranë, belgë, polakë, norvegjezë, irlandezë, finlandezë dhe kinezë.

Ndryshe, Marsa Alam është një destinacion popullor për turistët në bregun jugor të Detit të Kuq të Egjiptit.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga pronari dhe operatori i Sea Story me bazë në Egjipt, Dive Pro Liveaboard.

Por bëhet e ditur se anija është ndërtuar në vitin 2022 dhe është e gjatë 44 metra.

Gjithashtu, ka katër kuverta dhe 18 kabina që mund të strehojnë deri në 36 pasagjerë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews