Krerët e shtetit të Kosovës u takuan me kryetarin e Kuvendit të MV-së, flasin për bashkëpunim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti kanë takuar ndaras kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Në pritjen që i bëri homologut të tij Gashi, kryeparlamentari Konjufca shprehu bindjen se takimet dhe angazhimi i përbashkët i shërbejnë rritjes së bashkëpunimit të shkëlqyer midis Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke i konsideruar ato si përpjekje për më të mirën e qytetarëve tanë.

“Në këtë takim, kryetari Konjufca dhe kryetari Gashi diskutuan aspekte të ndryshme të parlamentarizmit dhe folën për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit midis institucioneve tona legjislative. Gjithashtu, biseduan edhe për çështje të tjera të interesit të përbashkët, duke përfshirë rrugën e integrimeve evropiane, zhvillimin ekonomik, tregtar dhe stabilitetin e rajonit tonë. Kryetari Konjufca shtoi se bashkëkombasit tanë, vlerat dhe synimet e përbashkëta janë ato që qëndrojnë midis raporteve tona të shkëlqyera shtetërore si garanci e këtij bashkëpunimi të shkëlqyer dhe thellimit të tij”, citohet Konjufca në komunikatë.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi e falënderoi kryekuvendarin Konjufca për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e plotë për të avancuar sa më shumë me projekte dhe punë të përbashkëta, të cilat çojnë në drejtim të përmbushjes së synimeve dhe interesave të vendeve tona.

Ndërsa, gjatë takimit Kurti e Gashi u diskutua për domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe ndërveprimit ndërmjet dy kuvendeve respektive, dhe për mundësinë e mbështetjes nga ana e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ndaj Kosovës në forume dhe takime ku Kosova nuk është e pranishme apo e përfaqësuar. Kryeministri veçoi nevojën e ratifikimit në afat optimal të të gjitha marrëveshjeve që dalin nga bashkëpunimi bilateral, përfshirë edhe ato të Procesit të Berlinit.

“U theksua gjithashtu vlera e shtuar e protokollit dhe dy memorandumeve të mirëkuptimit që Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut nënshkruan në mbledhjen e dytë të përbashkët, e cila u mbajt më 18 nëntor në Prishtinë, si dhe intensifikimi i punës në realizimin e projekteve infrastrukturore që lidhin dy vendet”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri falënderoi kryetarin Gashi për vizitën dhe tha se bashkëpunimi parlamentar ndihmon në rritjen dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews