‘Fermer shembull’ – Peci mbështet Naim Huruglicën, duke injoruar skandalin me grantet

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci vazhdon të mbroj skandalin me grantet.

Peci ka thënë se Naim Huruglica nuk është këshilltarë i jashtëm, por ekspert i qeverisë gjermane.

Edhe pse në disa dokumente Naim Huruglica figuronte si këshilltarë i jashtëm, Peci tregon se ai është ekspert dhe konsulent i qeverisë gjermane, dhe nuk është as këshilltarë i brendshëm e as i jashtëm.

“Naim Huruglica është ekspert i qeverisë gjermane, nuk është këshilltarë i jashtëm. Unë kam të emëruar këshilltarë të brendshëm dhe të jashtëm, dhe Naim Huruglica as nuk është këshilltarë i brendshëm e as i jashtëm, por është ekspert i qeverisë gjermane. Ai merrë pjesë në disa takime, por nuk është pjesë e kabinetit tim. Është ekspert që vjen herë pas here që diskutohen për tema për politika, për tema të caktuara.Ai është ekspert, konsulent i qeverisë gjermane”, tha ai për Blic Interview.

Peci tha se Naimi është një prej fermerëve shembull në Kosovë.

“Edhe është një fermer, një prej fermerëve shembull në Kosovë, për brenda 2 viteve në programin e vitit 2022, Naimi si fermer ka apliku së bashku me partnerin e tij Dardan Velija, dhe nga i njëjti institucion ku ka qenë Naimi si ekspert i jashtëm e unë si ministër dhe e njëjta administratë, ata janë refuzu ndërsa në programin e vitit 2023 ata kanë përfitu. As në vitin 2022 e 2023 unë asnjë diskutim nuk e kam pas me Naim Huruglicën, mundeni me intervistu edhe ata”, shtoi ai.

Ndër të tjera Peci tregon se nuk jep grante, ku thotë se çdo cent prej se ai është ministër i dihet adresa.

Sipas tij zhurma e madhe që është duke u bërë i ka dy synime, e para tentim që ta minojnë suksesin e tij si ministër, ku ai e quan sulm të koordinuar. Dhe e dyta siç potencon Peci është se mund të ju flasë ndërdija pasi që në të kaluarën grantet kanë shkuar përmes filtrit të ministrit ku shton se ky filtër u largua prej ditës se parë që erdhi si ministër.

“Të gjithë titujt kanë qenë që Ministri Peci jep grante, unë nuk jap grante, ato i jep ministria. Çdo cent prej se unë jom ministër dihet adresa. Kjo zhurma e madhe i ka dy synime, e para tentimin për me minu suksesin tim si ministër. Krejt pretendimi është i paqenë, sulmi është i koordinuar. Pretendimi akuza ndaj meje personalisht përkundër që ata që shkruajnë dhe akuzojnë e dinë që unë nuk shpërndajë as subvencione dhe as grante. Dhe e dyta mund të ju flas ndër dija sepse në të kaluarën grantet kanë shkuar përmes filtrit të minsitrit, e unë nuk involvohem. Ky filtër u hic prej ditës së parë që unë jam ministër”, thekson ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews