Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti Komandantin e Kontingjentit Turk në Kosovë, Kolonel Zafer Saglam.
Përmes një postimi në Facebook, FSK bën të ditur se Gjeneral Jashari e ka falënderuar Kolonelin turk për mbështetjen që kontigjenti turk jep për FSK-së.
“Fillimisht, Gjeneral Jashari falënderoi Kolonel SAGLAM për mbështetjen e vazhdueshme që kontingjenti turk jep për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Tutje, KOMFSK ka folur për mundësitë bilaterale lidhur me trajnimet dhe aktivitetet tjera të përbashkëta.
“KOMFSK foli për zhvillimin e Forcës si dhe për mundësitë bilaterale lidhur me trajnimet, dhe aktivitetet tjera të përbashkëta të cilat do të mund të realizohen në bashkëpunim dypalësh. Në takim gjithashtu u fol mbi bashkëpunimin e mirë me njësitë e FSK-së dhe vazhdimin e mëtutjeshëm në fusha të zhvillimit të përbashkët”, thuhet në njoftim. /TelegramNews/