Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Jabllanicë, Bosnje e Hercegovinë, ka arritur në 17, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit Neretva.
Deri tani, janë konfirmuar 16 viktima, duke e çuar numrin total në 18. Dëshmi të tjera flasin për një numër të madh të zhdukurish në Jabllanicë dhe Konjica.
Një foshnjë është midis të vdekurve, dhe mjekët në Mostar po luftojnë për jetën e një nëne. Situata është kritike në Konjica, Kreshevë dhe Kiselak, ku shumë shtëpi janë nën ujë.
Google Maps ka shënuar përmbytjet dhe rrugët e mbyllura për trafik, duke njoftuar se komunikacioni mbetet i ndërprerë në disa segmente.