Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka takuar Konsullen e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Strasburg, Yvonne Gonzales.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri tha se takimi kishte per qëllim nxitjen e koordinimit tutje për të arritur rezultate në hapin përfundimtar drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Takimi rezultoi gjithashtu me disa këshilla të rëndësishme që duhen konsideruar me kujdes. Miqësia jonë është e vërtetë dhe do të zgjasë përgjithmonë. Zoti mos na lashtë pa Amerikë!”, tha ai. /TelegramNews/