Zyrtari policor plagosi nënën e tij në Prishtinë, ende s’dihet si ndodhi ngjarja

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan sot në rrugën “Mukadeze Lika-Muhaxheri” në Prishtinë.

Si shkak i këtyre të shtënave e plagosur mbeti një grua.

Lajmi.net raporton se i përfshirë në këtë vepër është një zyrtar policor.

Madje thuhet se zyrtari policor ka shtënë me armë zjarri në drejtim të nënës së tij, duke e lënë kështu të plagosur.

E se në vendin e ngjarjes janë edhe Inspektorati Policor i Kosovës, kjo është konfirmuar për Telegram News nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:20, kemi marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Mukadeze Lika” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person. E lënduara është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë dhe IPK-në janë duke u marrë me rastin”, tha ajo.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews