Avokati Skender Musa ka folur për skandalin e rezervave shtetërore, ku tashmë janë duke u intervistuar disa persona.
Ai ishte i ftuar në emisionin Raport të Kanal 10 ku ka thënë thënë se situatë emergjente nuk ka pasur dhe nuk është shpallur, ajo shpallet nga qeveria dhe presidentja, dhe në këtë rast është dashur të shkohet me procedurë të rregullt dhe nuk mund të anashkalohet asnjë procedurë nëse nuk ka shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.
“Se situatë emergjente nuk ka pasur dhe nuk është shpallur, ajo shpallet nga qeveria dhe presidentja, dhe në këtë rast është dashur të shkohet me procedurë të rregullt dhe nuk mund të anashkalohet asnjë procedurë, nëse nuk ka shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, nëse këta persona i kanë anashkaluar këto procedura e rregullta për shkak të gjendjes emergjente është shkelje ligjore, dhe këtë shkelje ligjore duhet t’a vlerësojnë hetuesit e policisë, prokurorët, juristët kompetentë, dhe ne nuk mund të thirremi në situatë emergjente kur nuk shpallet situatë emergjente”, ka thënë Musa