Kanë mbetur të dëgjohen edhe 43 dëshmitarë në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë (ZPS) në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimi, për t’u përmbyllur cikli i dëshmitarëve, kur në Kosovë është riaktualizuar deklarata e famshme e emisarit amerikan për dialgon Kosovë-Serbi Richard Grenell se nëse vjen në krye të SHBA-së Donald Trump, Gjykata e Dhomave të Specializuara në Hagë do të zhbëhet, ndërsa avokati i mirënjohur Skënder Musa deklaron se zhbërja e kësaj Gjykate mund të bëhet realitet.
Ndërmjetësi amerikan për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, kishte deklaruar para fushatës elektorale në SHBA se nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë Donald Trump, do të ushtrohet ndikim për zhbërjen e ZPS-së.
Deklarata e Grenell për ushtrimin e ndikimit amerikan në lirimin e krerëve të UÇK-së dhe zhbërjen e kësaj Gjykate, tani është bërë temë virale e mediave dhe rrjeteve sociale.
Avokati i mirënjohur kosovar Skënder Musa i ka pohuar gazetës telegram News, se Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë mund të zhbëhet.
Lidhur me procesin e mundësive të zhbërjes së ZPS-së Musa thotë:
“Nëse vendet të cilat kanë kontribuar me prokurorë, tërheqin prokurorët dhe nëse i transferojnë lëndët në Kosovë, zhbërja mund të ndodh. Normal, kjo çështje kërkon edhe implikimin e Kuvendit të Kosovës në proces, e gjithashtu edhe Qeverinë dhe BE-së si sposor, përfshirër edhe rolin e Presidentit, apo ndonjë grupi parlamentar që do ta inicojë ndyshimin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe bartjen e kompetencave dhe lëndëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës në gjykatat e rregullta.Në këto raste ZPS, mund të zhbëhet, u plotësuar procedurat konform ligjeve në fuqi ”, ka deklaruar avokati Skender Musa.
Musa ka sqaruar se procedrualisht, një gjë e tillë mund të bëhet realitet, nëse ekziston bindja ndërkombëtare dhe vendore se kjo gjykatë duhet bartur në Kosovë.
Eksperti kushtetues-juridik Blerim Burjani: Mundësitë për zhbërje janë të ndryshme, deri sa nuk ka prova faktike për dënime
Eksperti kushtetues-juridik dhe profesori universitar Blerim Burjani ka sqaruar mundësitë e zhbërjes së ZPS-së në nivel të atyre që e kanë themeluar dhe ka thënë se mungesa e provave dhe dëshmive sikur ku jemi tani, pasi nuk inkriminon të akuzuarit në veprime të tilla, jep mundësi të një verdikti të zhbërjes së kësaj Gjykate.
“Se pari varet nëse kjo Gjykatë do të jetë në ndonjë pozicion të lartë në administratën Trump 2 dhe dy, Gjykata nuk është bërë për t’u zhbërë. Por, ajo mund të zhbëhet me marrëveshje për zhbërje nga ata që e themeluan këtë Gjykatë në keto raste:
Një, me përfundim të mandatit gjyqësor, me marrëveshje në mes BE-së dhe Kosovës dhe nëse humb kuptimi dhe esenca e gjykimit, apo objketivi në mungesë të provave. Gjykata nuk mund të shuhet në mënyrë të një anshme, pra vetëm nga njëra palë. Kosova ka marrëveshje për themelim e kësaj Gjykate me BE që është sponsor.
Eshtë e pamundshme që të shuhet kjo gjykatë veq me një falje, pasi që kjo gjykate duhet të kryej punën e saj
Nëse prokuroria ballafaqohet me mungesë faktesh për individët, deri tash prokuroria nuk ka prova direkte për të akuzuarit, por të terthorte që vështire provohen
Këtë dokument marrëveshje e ka qeveria e Kosovës”, ka thënë Blerim Burjani për Telegram News.
Zenun Pajaziti nga PDK, ka komentuar mundësinë e zhbërjes së kësaj Gjykate me kthimin e Donald Trumpit si president i SHBA-së
“Përpos që po i gëzohen amerikanët, kemi shumë arsye që t’i gëzohemi edhe ne për arsyet që i përmendën. Ka qenë i vetmi ai dhe zyrtarët e tij që i kanë përmendë Dhomat e Specializuara dhe pastaj kemi deklarimin se ai do të punojë për zhbërjen e sotme”, ka thënë Pajaziti.
Më herët, Richard Grenell, ish-emisar special i SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi, ka deklaruar se pas fitores së Donald Trump, do të ndodh lirimi i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, nga Haga ku po gjykohet./Telegram News