Kurti, nga lufta për mos pranim të asociacionit, te lufta për pranimin e tij

Kosova, nuk e ka më “në qendër njohjen nga Serbia”, siç e thoshte Albin Kurti në diskursin politik  nga pozicioni i Kryeministrit të Kosovës, i ardhur  nga opozitarizmi ku Kosova nuk duhej ta formonte e as të merrej fare me asociacionin.

Dy pozicione krejt të ndryshme për asociacionin nga i njëjti njeri me dy qëndrime: Kurti i opozitës që luftonte me të gjitha forcat për ta penguar me çdo kusht asociacionin dhe Kurti kryeministër që  lufton me çdo kusht ta formojë asociacionin nga plani Franko-Gjerman i kaluar mes tij dhe Vuçiqit në Bruksel, duke i shtuar  aneks marrëveshjen Ohrit, që sot  në marrëdhëniet ndërkombëtare, njihet si punë e kryer nga pranimi  i Albin Kurtit.

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se mosprocedimi i Asociacionit do të ketë pasoja për Kosovën.

Peci në një deklarim për RTV 21 ka thënë se nëse nuk procedohet Asociacioni atëherë mund të humbet shansi për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe mund të shtrohet në tavolinë çështja e ndarjes së Kosovës.

“Nëse nuk e procedojmë Asociacionin e komunave serbe. jo vetëm që do ta humbin shansin për anëtarësimin në KiE, ka rrezik që tavolinë të na shtrohet çështja e ndarjes së Kosovës. Nëse nuk procedohet statuti i Asociacionit tani në Gjykatën Kushtetuese, atëherë ne do të humbin shansin që të procedohet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës në prill të vitit të ardhshëm, sepse më së largu në prill kjo do duhet të procedohet” – ka thënë ai.

Deklaratat e Pecit në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kanë kuptimin real të paktën në një pikë politike në rast të fitores së republikanit Trump i cili përmes  njeriut të tij më të afërm Riçard Grenell, mund ta provokojë  ndarjen e Kosovës, sipas modelit të përfolur paraprakisht, veriu i Kosovës në këmbim të Luginës së Preshevës.

Trump dhe Grenell, shihen si republikanët e afërt me  Rusinë dhe Serbinë gjë që kanë treguar  viziat e shpeshta të Grenellit në Serbi dhe deklaratat e tij se do ta zgjidhnin  krizën Kosovë-Serbi  në tempë të shpejtë, ashtu sikur  që Trump do ta zgjidhte problemin e luftës Rusi-Ukrainë.

Eksperti kushtetues Blerim Burjani: Nëse Kosova nuk e dërgon draft statusin, mbetet me më pak raporte kontraktuale me BE-së

” Nuk është reale një deklaratë ku thuhet  se  nëse nuk shkon  draft statusi i asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, pason ndarja e Kosovës”, ka komentuar Blerim Burjani deklaratën e Pecit  duke e kapur  pyetjen nga këndi i kundërt:

“Pyetja elementare shtrohet te fakti, çka nëse Kosova nuk e dërgon fare draftin në kushtetuese,  kush e ndan Kosovën, apo kush e bën asociacionin?

Përgjigja ime mbetet te  situata e këtij drafti në  status quo, as nuk shkon në Gjykatë, por as  s’ka ku të shkojë diku tjetër.

Ky asociacion formohet vetëm nëse Kosova e bën pjesë të mekanizmit bashkëpunues me një entitet lokal dhe assesi rajonal brenda territorit.  Ky asociacion mendohet të shtrihet  në nivel asimetrik.  Këto komuna me përjashtim në veri, nuk kanë kompaktësi territoriale e as etnike”, thotë Burjani.

Si ndahet Kosova nëse nuk shkon ky draft në Gjykatë?

“Kush e bën këtë ndarje sipas tij”, pyet Blerim Burjani dhe jep përgjigjen: “Bashkësia ndërkombëtare nuk e ndan një shtet të pavarur me ndërhyrje të drejtpërdrejt dhe shkatërron një shtet që e ka bërë vet?! Atëherë shtrohen një varg pyetjesh të çuditshme! Këtu është  shumë e kujdesshme SHBA dhe BE, sidomos shtetet që e njohin Kosovën.

Mos anëtarësimi i Kosovës në KiE, nuk ka lidhje  me asociacionin, por kjo është lidhur qëllimisht dhe gabueshëm . Sidoqoftë sa u përket anëtarëve të KiE, ata pra, anëtarësia e tyre duhet të vendos këtë, ka pas reagime se këtë nuk duhet bërë, andaj për mos anëtarërsim në KiE , mos të harrojmë se Kosova me anëtarësim, merr më shumë obligime për të respektuar kartat apo konventat e kësaj organizate. Me anëtarësim fitojnë të gjitha komunitetet pakicë në Kosovë dhe shumica, pra nuk sheh diçka të arsyeshëm por absurde mund . Sido çoftë, Kosova sipas mendimit tim nëse nuk e dërgon draftin e asociacionit në  Kushtetuese, mbetet në raporte më pak kontraktuale me BE dhe SHBA, por limitet mund të mbeten në këto raporte, si rezultat i mos dëgjimit, apo mos pranimi të imponimit të kushteve. Mendoj se asociacioni mbetet problemi kryesor pse perendimi nuk do të ecë përpara me agjenda tjera integruese , përkrahja e Kosovës nga BE ishte dhe mbetet imperative, pra domosdoshmëria nuk është në interes të BE-së që Kosova të mbetet jashtë loje, pra jashtë procesit integrativ. BE dhe SHBA duhet të jenë më inventive dhe të mos ndalin normalizimin me Serbinë pa u bë asocaicioni, sepse kjo e pengon plotësisht procesin e zbatimit të shumë marrëveshjeve Kosove -Serbi prej vitesh, pra mendoj se SHBA e BE duhet të gjejnë një formulë kreative,  tema e asociacionit të rezervohet për më vonë dhe të mendohet se a duhet ketë prapavijë etnike asociacioni, apo duhet të respektohet kushtetuta e Kosovës që nuk lejon asociacion etnik, sepse  Kosova ka shumë etnitete, apo asociacioni të lidhet ekskluzivisht me  ligjin për bashkëpunim ndërkomunal, ka thënë eksperti kushtetues Blerim Burjani./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews