Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka folur rreth deputetëve që kanë dalur nga kjo parti dhe kanë kalur në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Deputeti tha se deputetët që kalojnë në LDK nuk do të jenë më pjesë e parlamentit.
“Atë ditë që e vlersoj une mos me qenë deputet, e dorëzoj mandatin dhe e lë dikë tjetër të merr këtë pozitë. Une jam shumë komod në këtë subjekt që jam dhe është demokratik. Pra çdo kush mundet me hy ose me dal prej partisë. Këto çështje që LDK thotë se anëtarët e LVV-së duan të vijnë është vetëm propagandë. Ata që shkojnë në LDK përfundojnë si partia e tretë e që nënkupton se ata kurrë ulësen e Kuvendit nuk e shohin. Keni me i pa këtu në ndonjë emision amo në parlament jo, si sheh”, tha Basha.