Lulzim Zhegrova, babai i futbollistit Edon Zhegrova, nga sot do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Përmes një postimi në Facebook, Abedixhiku ka thënë se lajmi iu kumtua Edonit nga zyra e LDK-së, teksa së bashku do ta bëjnë Kosovën një vend ku ëndrrat bëhen realitet.
“Lulzim Zhegrova do të jetë pjesë e listës për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit. Lulzimi vjen me një perspektivë unike dhe me energji të re për ta ndërtuar një të ardhme ku çdo i ri i talentuar në Kosovë ka mundësi reale për të realizuar potencialin e tij, si në sport ashtu edhe në jetë”, shkroi Abdixhiku.