Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka folur mbi afatet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian pas hapjes së kapitullit të parë të negociatave.
Ajo gjatë konferencës së përbashkët për shtyp sot me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, tha se procesi varet nga merita dhe nga integrimi i Shqipërisë, dhe nëse ecën si duhet kapitujt do të hapen deri në fund të vitit të ardhshëm.
“Procesi varet nga integrimi, me Shqipërinë kemi shembull të shkëlqyer. Nëse ecën si duhet do të hapim kapitujt deri në fund të vitit të vitit të ardhshëm, por duhet bërë puna”, tha von der Leyen. /tch