Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën pas përplasjes mes një veture dhe një kamioni.
Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Sipas Krasniqit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, në kilometrin e 39-të të autostradës, në drejtimin Suharekë-Duhël.
“Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar se njëri nga të përfshirët në aksident ishte pa shenja jete,” tha ai.
Policia po heton shkaqet e aksidentit, ndërsa u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në kushte të vështira atmosferike si ato me reshje shiu, për të shmangur incidente të ngjashme.