Një burrë në Prishtinë derisa ka qenë duke e montuar një bombolë e njëjta ka filluar të digjet dhe ka shpërthyer.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se burri ka pësuar lëndime trupore.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke e montuar një bombolë, e njëjta ka filluar të digjet dhe ka shpërthyer. Si pasojë një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport. /TelegramNews/