Me pankartat “Edhe Vitia është n’Kosovë”, “Duam pagat tona”, mësimdhënësit e komunës së Vitisë kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, pasi kjo e fundit nuk i ka ekzekutuar pagat e tyre për muajin shtator.
Kryetari nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), Rrahman Jasharaj tha se në rast që nuk ndodh ekzekutimi i pagave shpejt, java e ardhshme sipas tij mund ta gjejë arsimin në grevë në Vitisë.
Ndërsa, Kemail Bislimi, kryetar i sindikatës së arsimit në Viti ka thënë se kanë protestuar edhe në Komunën e Vitisë, mirëpo sipas tyre, faji qëndron tek Qeveria.
“Jemi ardhur sot këtu para Qeverisë të protestojmë sepse Komuna e Vitisë nuk janë ekzekutuar pagat. Ne kemi protestuar edhe në Komunën e Vitisë atje, dhe na kanë thënë se faji qëndron tek Qeveria. Prandaj, kemi ardhur t’i drejtohemi edhe qeverisë në qoftë se na pret dikush këtu, qëllimi është një, pagat vetëm Komunës së Vitisë nuk janë dalë”, theksoi ai.