Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar mërgatën në Francë, shkruan Telegram News.
Përmes një njoftimi të lëshuar, Osmani ka thënë se Kosova mban “vulën e mërgatës sonë të çmuar”.
“Në fjalën e saj, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për angazhimin e pakursyer të tyre ndaj Republikës sonë, duke thënë se shteti i Kosovës mban edhe vulën e mërgatës sonë të çmuar”, thuhet në njoftim.