Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj sonte në emisionin “DPT te Fidani” e ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, ku tha se “veç kush s’i do fëmijët e vet, nuk e voton VV-në”.
Ai u shpreh se nëse Kurti para dy javësh ishte agresiv në fushatë, ku sulmonte opozitën, sipas tij, tash moralizon për atë se kush, kujt duhet t’ia besojë fëmijën e tij.
“Ky diskurs nuk është diskurs i hoxhallarëve, dikush i cili ka qenë për katër vjet kryeministër me 50 përqind të votave, do të duhej të dalë në fushatë zgjedhore dhe t’iu thotë qytetarëve se çka ka bërë këto katër vjet”.
“Çfarë fjalimi është ky? Nëse para dy javësh ishte agresiv në fushatë, ku sulmonte opozitën, tash moralizon për atë se kush, kujt duhet t’ia besojë fëmijën e tij. Nuk mendoj që roli i kryeministrit është se kush, kujt ia beson fëmijën, roli i kryeministrit është nëse i ka pasur katër vjet mandat të plotë, do të duhej të fliste për sukseset e katër viteve të tij të fundit”, u shpreh tutje Hoxhaj.