Kryetari i Aleancës për Ardhërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, me anë të një reagimi, ka thënë se me shqetësim po e sheh sulmin e Vetëvendosjes ndaj mediave.
Haradinaj ka treguar pervojat e tij, me pyetje e gjetje të forta të mediave edhe ndaj tij, por sipas ti jai e kupton rolin e mediave dhe se “askush s’ka të drejtë të linçojë, të pengojë, të akuzojë, apo edhe të ushtrojë presion ndaj gazetarëve në punën e tyre.”
E plotë:
Të nderuara media,
Me shqetësim po i shoh sulmet ndaj jush në tubimet zgjedhore, sidomos të Vetëvendosjes.
Ushtrimi i profesionit tuaj duhet të jetë i lirë dhe, natyrisht, ju i caktoni politikat dhe rregullat sipas standardeve profesionale.
Askush s’ka të drejtë të linçojë, të pengojë, të akuzojë, apo edhe të ushtrojë presion ndaj gazetarëve në punën e tyre.
Si Kryeministër jam munduar gjithmonë të jem transparent dhe i përgjegjshëm në punën time.
Natyrisht, jam përballur shpeshherë edhe me pyetje të forta, hulumtime e materiale tjera, por thellësisht kam qenë dhe jam i bindur se liria për median ka rëndësi për vendin.
Kosova është vend i lirë dhe me liri të shprehjes.
Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe nuk kemi nevojë për diktator që na tregon cila është e drejta.
Unë besoj në punën tuaj profesionale.
Dhe, pa dyshim, opinioni duhet ta gjykojë i lirë punën tuaj.
Punë të mbarë!