Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka mbajtur sot tubim elektoral në Lipjan, për të cilin tha se ishte moment që nuk përshkruhet, por përjetohet.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook tha se kryengritja e djathtë kombëtare është në hovin më të madh të saj.
“Disa momente nuk përshkruhen; thjesht përjetohen. Lipjani na dha një moment të tillë. Do ta shikojmë pastaj këtë ditë e tubim, si rikujtim i një vule të fitores së madhe. Sepse kryengritja e djathtë kombëtare është në hovin më të madh të saj! Imri, kampion, faleminderit”.
“I lumtur – çfarë kemi arritur. I ngazëllyer – çfarë na pret. Republika e Kosovës ka një të ardhme të bukur përpara. Prandaj, s’dua as të mbes në moçalin e pështymave, e s’kam fjalë urrejtëse për kundërshtarë. Jam këtu të them se po, unë dhe ju, ne të gjithë bashkë, kemi me ia dalë në bërjen e këtij vendi normal”, ka shkruar Abdixhiku.