Anëtari i PDK-së: Deklarimet e Grenellit janë të vërteta, Kurti ka qenë kundër çdo ideje amerikane

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në dritën e kritikave nga emisari special i presidentit Trump, Donald Trump.

Hajdari i quajti “të vërteta” deklarimet e Grenell duke shtuar se Kurti “ka qenë kundër çdo ideje amerikane, e ide amerikane në të nëntëdhjetat ishte edhe çlirimi i Kosovës, pastaj edhe pavarësimi i saj.”

“Deklarimet e Richard Grenellit nuk janë të ëmbla por janë të vërteta. Kryeministri i përkohshëm Kurti ka qenë kundër çdo ideje amerikane, e ide amerikane në të nëntëdhjetat ishte edhe çlirimi i Kosovës, pastaj edhe pavarësimi i saj. Patrioti me bateri i ka të numëruara ditët në zyrën e tij të përkohshme, prandaj çirret e bërtet. T’i thuash i papërvojë e i padijshëm është pothuajse shfajësim: jo vetëm kaq, Kurti është i dëmshëm, dhe i dëmshëm qëllimisht. Kjo krijesë politike e frikësuar nga hija e vet, është i humbur, i tronditur e nën panik. Patriotët e Kosovës, në të gjitha etapat historike, hapat i kanë bërë me e pranë vlerave të SHBA-së. Ai që pretendon që në Kosovë ka patriotizëm antiamerikan, është i mashtruar, ose mashtrues. Kryeministri i përkohshëm është kjo e dyta. Mashtrues, manipulant i paskrupullt.” – tha ai.

Hajdari ka vlerësuar lartë kandidatin për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza. Ai e quajti Hamzën “përbashkues, pa fije urrejtjeje ndërshqiptare e me vizionin amerikan për Kosovën në mendje, është ekonomisti i shkëlqyer Bedri Hamza.”

“Krejt e kundërta e tij, përbashkues, pa fije urrejtjeje ndërshqiptare e me vizionin amerikan për Kosovën në mendje, është ekonomisti i shkëlqyer Bedri Hamza. Nuk mund t’i kthehemi trazirave për t’ia kompensuar frikën e Kurtit për pushkë kur ishte koha e pushkës. Patriotizmi i sotëm është jeta MA MIRË për qytetarët. Këtu mashtruesi Kurti ka dështuar si kudo tjetër. Amerika është liderja e botës së lirë. Kosova është pjesë e botës së lirë. Kosova nuk duron mashtrim me këto parime e nuk bën kompromis me këto vlera. Kosova mundet ma mirë, e Kurti nuk mundet, nuk di, nuk do. Shyqyr që po shkon! Kosova mundet MA MIRË!” – tha Hajdari.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews