Kandidatja e PDK-së për deputet, Aurora Berisha, ka takuar banorët e disa fshatrave të Komunës së Drenasit.
Ajo ka bërë me dije se qytetarët e Drenicës janë të bindur se më 9 shkurt PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve.
“Mobilizimi dhe vullneti i jashtëzakonshëm për një Kosovë më të mirë u pa edhe në takimet që patëm në Drenasi I, Shtrubullovë, Çikatovë e Re dhe në familjen Dervishi në Gradicë. Qytetarët e Drenicës janë të bindur se kjo fushatë zgjedhore do të kulmojë me fitoren e Partisë Demokratikë të Kosovës”, ka shkruar Berisha në profilin e saj në “Facebook”.