Kandidati për deputet nga radhët e Listës Guxo, Nezir Kraki, ka reaguar pas deklaratave të Richard Grenell, emisarin special të Trump-it, i cili goditi ashpër liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke e quajtur atë një “gënjeshtar” dhe se e gjithë bashkësia ndërkombëtare është “kundër tij.”
Në një postim në Facebook, Kraki tha ta ketë “zor ta imagjinoj një person edhe proserb edhe proamerikan njëkohësisht sepse interesat amerikane n’Ballkan nuk janë të njejta me ato ruse.”
Ai vazhdoi duke thënë se, sipas tij, është më e lehtë të identifikohen ata që mbështesin interesat serbe në Kosovë, sesa ata që “janë me Amerikën.”
Postimi:
Unë e kam shumë zor ta imagjinoj një person edhe proserb edhe proamerikan njëkohësisht sepse interesat amerikane n’Ballkan nuk janë të njejta me ato ruse.
Sidoqoftë, më lehtësisht dihen ata që janë me Serbinë dhe interesat serbe në Kosovë sesa ata që janë me Amerikën.
Derisa ne që jemi pro Kosovës shtet funksional e sovran, me automatizem jemi pro Amerikës. Pse? Sepse Kosova e dështuar dhe e sabotuar nga Serbia është veç interes rus.