Hovenier:”SHBA vendi më pro-Kosovë në botë”!

Ambasadori amerikan në Kosovë u shpreh se vendi i tij dëshiron të jetë “përkrahësi më i fuqishëm i qeverisë së Kosovës, i banorëve të Kosovës”.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier,  është paraqitur i zhgënjyer me veprimin e qeverisë së Kosovës rreth shpronësimeve .Ai nuk ka mohuar se Qeveria e Kosovës ka të drejtën e shpronësimeve ,por ka  shprehur  dyshime në plotësimin  e rregullativës ligjore  për shpronësime.

Rreth shpronësimeve në veri kanë reaguar  shtetet e Quintit, OSBE-ja, Zyra e BE-së  duke  dyshuar në plotësimin e kushteve  për një proces të tillë.

“Kur një gjë e tillë ndodh në pjesën veriore të Kosovës, ku tensionet janë tashmë të ngritura dhe ku qytetarët kanë dyshime nëse qeveria me të vërtetë po vepron në interesin e tyre, duhen pasur parasysh në veçanti ndjeshmëritë e komunitetit. Duhen përpjekjet maksimale për komunikim dhe një angazhim i plotë me komunitetin në një formë që nuk lë asnjë hapësirë për keqkuptim, me vëmendje për çdo detaj”, theksoi Hovenier në një intervistë për Zërin e Amerikës,citon Gazeta Express, derisa burime brenda AKP-së ,këtë e shohin vetëm si interes të Qeverisë.

Ambasadori Hovenier, ka shprehur  bindjen e tij se SHBA-të duan ta shohin Kosovën të avancojë drejt NATO-s dhe strukturave Euroatlantike, në BE dhe në KiE.

Hovenier  pastaj është ndalur te përcaktueshmëria e aleancës SHBA-Kosovë, duke  thënë se Kosova ka ADN-në amerikane ,ashtu siç thuhet se  Kosova është vendi më pro-amerikan në botë, prandaj edhe  SHBA-të janë vendi më pro-Kosovë në botë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews