Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët aktualisht ndodhen në Hagë.
Para një tubimi në diasporë, Hamza ka thënë se ndihet i lumtur që ka pasur fatin e jetës të punojë me ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
“Sa herë flas për ta flas edhe me emocion. Jam i lumtur që kam pasë fatin e jetës të punoj me ta dhe bashkë përkrah tyre”, ka thënë Hamza ndërsa është brohoritur nga mërgata në Gjermani.
Tutje, Hamza ka theksuar se ish-krerët e UÇK-së i mungojnë jo vetëm familjes, por edhe tërë Kosovës.
“Unë pres që ata të lirohen dhe t’i kthehen familjeve, të na kthehen neve dhe t’i kthehen Kosovës”, ka thënë Hamza.