Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar Matthew Whitaker si Ambasador të SHBA-së në NATO pas marrjes së detyrës në janar 2025.
Edhe pse emri i Whitaker nuk është shumë i njohur në Kosovë, ai ka lidhje me këtë vend, duke mbështetur publikisht Kadri Veselin gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2019.
Whitaker e vlerësoi Veselin si luftues të korrupsionit dhe si kandidat të duhur për Kosovën, duke theksuar se ai kishte angazhim për pastrimin e korrupsionit.
Ai shtoi se alternativa për Kosovën do të ishte rreziku i një qeverie që mund ta izolojë vendin dhe dëmtojë marrëdhëniet me SHBA-në.