Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur lidhur me fushatën zgjedhore.
Për këtë fushatë Krasniqi u shpreh i kënaqur për interesimin e qytetarëve ndaj tubimeve të PDK-së.
“E vërteta është se ka një fushatë me energji të jashtëzakonshme, me një entuziazëm për të cilën mund të ju them me sinqeritetin e plotë se nuk e kemi ndje në fushata ndoshta prej vitit 2014”, thekson ai.
Krasniqi tutje tha se numri i qytetarëve është tejet i madh në krahasim me fushatat e viteve të kaluara.
“Masiviteti është shumë i madh, kemi mbajtur tubime në Komunat që ndoshta para 5-6 vitesh nuk kishim vendosë me hy në sallat e sporteve. Ka pasur masivitet po vazhdon edhe në tubime më të vogla por entuziazmi dhe energjia e mirë është ajo që po ma bën dallimin e po them që nuk është e njejta as me vitin 2019 e as më 2021 edhe më e afërta për mua si ndjenjë është 2014-ta sepse vërtetë ka një pozitivitet”, thekson Krasniqi në “Pressing”.