Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e Hasit, Godenit dhe Bishtazhinit të Gjakovës që u vranë në vitin 1999.
Në një postim në Facebook, PDK shprehet se të ndjerët dhanë gjithçka për vendin.
“Sot kujtojmë me nderim 30 dëshmorë dhe martirë të Rogovës së Hasit, Godenit dhe Bishtazhinit të Gjakovës, të cilët u vranë më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 nga kriminelët serbë”.
“26 vjet dhembje dhe krenari kombëtare, për ata të cilët i dhanë gjithçka çka patën Kosovës. Lavdi e përjetshme!”, shprehet PDK.