Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në zyre ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, në veçanti fushatën zgjedhore.
Në njoftimin e PDK-së thuhet se Kryetari Krasniqi e ka njoftuar ambasadorin Hargreaves me vizionin dhe programin e PDK-së dhe të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, i cili ka në fokus zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës.
“Kosova mundet ma mirë” po mirëpritet anë e kënd Kosovës, me një mobilizim dhe përkrahje masive nga qytetarët.
“Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të japë kontributin e saj për një proces zgjedhor të lirë, transparent, fer dhe demokratik”, thuhet në njoftimin e PDK-së.