Haliti: PDK synon t’i fitojë zgjedhjet, në të kundërtën qëndrojmë në opozitë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, thotë se secila nga katër datat për zgjedhjet e rregullta parlamentare duhet të jenë të pranueshme për partitë politike, pasi dallimi në kohë është shumë i vogël.

Haliti në një intervistë flet edhe për përplasjet ndërmjet krerëve të institucioneve si dhe për incidentin e presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit.

“Përderisa s’ka marrë pjesë Vetëvendosja nuk e di a do të pajtohen ata për data. Këto data ka mundur t’i shpallë publikisht dhe në rregull. Ata janë marrë vesh për një datë dhe mendoj se është në rregull. Problemi dhe ideja ka qenë për të shkuar në zgjedhje më herët, të paktën në vjeshtë. Kjo për arsye se moti është më i mirë dhe janari dhe shkurti janë muaj më të ftohtë dhe s’e di sa do të jetë e përshtatshme. Por, ajo që do të doja të them lidhur me këtë është se duhet të rregullohet me Kushtetutë data e zgjedhjeve. Data e zgjedhjeve të përkojë me muajt që janë më të përshtatshme për votuesit dhe partitë politikë që të ketë kohë për t’u përgatitur…S’ka dallim asgjë datat, veçse sa me thënë se i dhamë katër opsione opozitës t’i zgjedhë. Tash mund të thonë se ia lëmë opozitës me zgjedh datën dhe eventualisht sa e njoh mënyrën si po funksionojnë mund të deklarojnë një datë krejt tjetër”, thekson Haliti.

Ai e sheh si të vështirë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, derisa nënvizon se ideja e shpërndarjes së Kuvendit është e gabuar politikisht.

“Mendoj se s’ka asnjë rëndësi a mbahen zgjedhjet e parakohshme apo jo. Jam ithtar i asaj që zgjedhjet të mbahen një herë në katër vjet dhe nëse ka interes për ta rrëzuar qeverinë, institucionet të vazhdojnë dhe të zgjidhet qeveria tjetër deri në përfundim të mandatit të deputetëve. Varianti i vetëshkarkimit të deputetëve politikisht është shumë i gabueshëm, papranueshëm për shumë arsye”, potencon Haliti.

Sa i përket koalicioneve pas zgjedhore dhe bashkëpunimin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, Haliti thotë se PDK-ja synon të dalë e para në zgjedhje, në të kundërtën duhet të qëndrojë në opozitë.

“Synimi i PDK-së është që të del e para në zgjedhje. Koalicionet pas zgjedhore janë sa për të marrë ndonjë hise të qeverisjes. Mendoj se nuk do të jetë e lehtë për PDK-në nëse nuk del e para në zgjedhje…Ne jemi deklaruar se s’kemi pasur vija të kuqe me askënd, as me Lëvizjen Vetëvendosje. Por, unë kam mendimin tim se LVV-ja nuk do të jetë e interesuar që të jetë në koalicion me PDK-në. Sidoqoftë, unë si prej politikanëve dhe deputetëve prej legjislaturës së parë mendoj partitë serioze dhe partitë që duan pushtet kur nuk janë shumicë duhet të rriten. Për t’u rritur nën krahun e dikujt tjetër, s’mundesh të rritet. Nëse s’dalim të parët, duhet të qëndrojmë në opozitë”, deklaroi Haliti.

Krahas këtyre, Haliti duke folur për mospjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në takimin e ftuar nga presidentja Osmani për partitë politike, thotë se po duket se dallimet e tyre janë më shumë sa i përket politikës së jashtme dhe raporteve me aleatët.

Megjithatë, sipas tij, presidentja Osmani duhet të kuptojë rolin dhe kompetencat e saj, që siç thotë është një notere.

“Problemi është që këta asnjëri nuk po veprojnë në funksion të asaj sesi funksionojnë qeveritë dhe institucionet në demokraci. Presidentja po ndikohet nga fuqia që e kanë presidentët e republikave presidenciale, mirëpo kjo nuk i ka ato kompetenca. Presidentja është noter, realisht noterizonë vendimet e qeverisë ose të Kuvendit, nënshkruan ligjet, shtetësinë, ndërton raporte me jashtë sa mundet, por është edhe Ministria e Jashtme dhe kryeministri. Por përpjekjet për t’i ndërtuar raportet me bashkësinë ndërkombëtare nga të tri institucionet ka krijuar polarizime që unë nuk i di të cilat janë”, tha Haliti.

Haliti ka komentuar edhe incidentin me presidenten Osmani në aeroportin e Shkupit, të cilin e quan absurd.

“S’ka nevojë të përkeqësohen raportet e Kosovës me Maqedoninë. Por unë dua të them se në çdo aeroport të botës mjetet elektronike futen në skaner. Askush dhe s’lejohet t’i kalojë mjetet elektronike pa i futur në skaner, telefoni, kompjuteri. Çka ka lidhje pasaporta diplomatike, s’ka kurrfarë peshe, veçanërisht pasaporta diplomatike e Kosovës. Për mua është absurde pse të shkohet në Maqedoni për të hipur në aeroplan ajo. Ne kemi aeroportin këtu…Është gabim i madh dhe s’ka pasur nevojë. Është absurd”, thekson Haliti. /KP

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews