Shefi i Grupit Parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se është shumë e vështirë që të ketë kolacion me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Është tepër e vështirë, e pamundshme të kemi koalcion me LVV-në sepse jemi në pozicione shumë të kundërta në qeverisje të vendit. Jemi në pozicione shumë të kundërta dhe une mendoj se Qeverinë e ardhshme do ta bëjnë partitë opozitare”, tha ai.
Tahiri tha se qeveria e ardhshme do të udhëhiqet në krye me Bedri Hamzën.
“Une besoj që qeverinë do ta bëj opozita dhe në krye do të jetë Bedri Hamza si kryeminister. PDK do të del me rezultatin më të mirë të mundshëm në këto zgjedhje dhe vota e qytetarëve do të na mundësoj neve që mandatari i ynë t’i ndërtoj institucionet e ardhshme qeveritare”, tha ai.
Ndërkaq Tahiri është i bindur se sondazhet ku po shfaqen që VV do të fitoj 40% të votave, Tahiri tha se janë të kurdisura nga “kapelat e zeza”.
“Sondazhet po i kontrollon kapelat e zeza, pra LVV. Ato çka i kemi pa napër emisione janë të porositura prej kapelave të zeza. Ndërsa neve sa i përket përqindjes jemi në fitore sikur kur kemi qenë në zgjedhjet lokale. Jemi të bindur që PDK do të del me një rezultat jashtëzakonisht të mirë, befasues për të mirë”, tha ai në emisionin “DPT te Fidani”. /TelegramNews/