Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka e ka cilësuar si një veprim pozitiv largimin e tij nga Arsenali te Bayer Leverkusen verën e kaluar.
Xhaka u largua në verën e vitit 2023 nga Arsenali, pas tetë vitesh në Emirates, ku ishte njëri nga lojtarët kryesor.
Transferimi nga Topçinjtë te Leverkuseni u kritikua mjaft shumë, pasi klubi gjerman në sezonin e fundit para kalimit të Xhakës, luftoi për mbijetesë.
Megjithatë, në sezonin e fundit, me transferimin e mesfushorit prishtinas dhe disa lojtarëve tjerë, Leverkuseni befasoi të gjithë duke fituar titullin në Bundesliga.
Tani, gjatë përgatitjeve para-sezonale, Xhaka është pyetur edhe një herë për kalimin e tij nga Arsenali te Leverkuseni, veprim të cilin e ka cilësuar si ‘dy hapa para’.
“Për mua nuk ishte një hap prapa, por dy hapa përpara. Sepse pata pikërisht ndjenjën, në diskutimet me trajnerin dhe me Simon Rolfes, se diçka e veçantë mund të ndodhte këtu në vitet e ardhshme”, ka thënë Xhaka për Bild.
Ndryshe, Xhaka pësoi një dëmtim të lehtë në Euro 2024 me Zvicrën, por tani është i rikuperuar plotësisht dhe i gatshëm për sezonin e ri me Leverkusenin.