Arsenali ka shënuar fitore minimale me rezultat 1-0 në udhëtim ndaj rivalit, Tottenham.
Të parët që rrezikuan ishin vendasit të cilët iu afruan seriozisht golit në minutën e gjashtë.
Me rezultat të barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të këtij takimi.
Në pjesën e dytë Arsenali arriti ta shënojë golin i cili në fund doli të ishte vendimtar për të marrë pikët e plota.
Bukayo Saka në minutën e 64-të, e gjeti mjaft mirë në zonë Gabriel Magalhaes i cili bëri një shkëputje fantastike në ajër.
‘Gunners’ kështu u rikthyen tek fitoret dhe tashmë renditen në pozitën e dytë me dhjetë pikë.
Tottenhami në anën tjetër mban pozitën e 13-të në tabelë dhe numëron vetëm katër pikë.