Liverpooli e ka nënshtruar Manchester Unitedin në “Old Traford’ në derbin e javës së tretë.
Skuadra e Arne Slot ishte shumë më dominuese në të gjitha aspektet ku edhe gjetën golin në minutën e shtatë.
Trent Alexandre-Arnold shënoi por goli i tij u anulua për shkak të një faulli.
Në minutën e 35-të, Mohamed Salah asistoi bukur në zonë, ku Luis Diaz me kokë arriti të shënojë për 1-0.
Në minutën e 42-të, erdhi goli i dytë për mysafirët, me Diaz që shënoi sërish për ekipin e tij.
Liverpooli mbylli çdo dilemë në minutën e 56-të, kur Mohamed Salah shënoi për 3-0 pas asistimit të Dominik Szoboszlait.
Pas kësaj ndeshje, Liverpooli ka 9 pikë së bashku me Man Cityn, ndërsa Man Utd me 3 pikë mbetet në vendin e 14-të.