Donjeta Demolli e PSD-së deklaroi se kohëve të fundit janë shtuar kërkesat nga ana e ndërkombëtarëve për ta sjellë Asociacionin sa më parë, dhe se Asociacioni i sotëm nuk është i njëjtë me atë të kaluarin.
“Asociacioni sot është asociacion më i dëmshëm, i cili brenda vetes e ka një qendër administrative që e bën veriun shumë më shumë sesa çdo lokalitet tjetër në Kosovë, e ka arbitrazhin, pra barazohet veriu i Kosovës edhe Asociacioni me Kosovën në raport me çështjet të cilat janë kontestuara”.