Kolegjiumi i gazetës Telegram News me rastin e përmbylljes së fundvitit, ka vlerësuar katër bashkëpunëtorët më profesionalë të cilët me hulumtime, analiza dhe prononcime, kanë kontribuar në ndërtimin, avancimin dhe përformancën e gazetës në nivel përgjegjësie të fjalës së lirë publike në fusha të caktuara nga ato juridiko-kushtetuese e deri te zbërthimet ekonomike dhe keq menaxhimet e sektorëve të caktuar qeveritar.
Me këtë rast, stafi editorial dhe kolegjiumi falënderon edhe rreth 100 bashkëpunëtorët tjerë që ndihmojnë në ecjen e përgjegjshme të gazetës Telegram News si një zë konsekuent në paraqitjen objektive të gjendjes reale në Republikën e Kosovës, në rajon e botë.
Gazeta falënderon më kontribuesit:
Mr. Sc.Selatin Retkoceri, ekspert për ekonomi, kontabilitet e financa, ekspert i certifikuar ndërkombëtar për menaxhim të projekteve, ekspert financiar gjyqësor.
Dr. Ferat Shala, deputet i PDK-së për fushën minerare dhe të ekonomisë
Safet Gërxhaliu, Doktor i shkencave ekonomike, magjistër për Tregti të Jashtme dhe Marketing Ndërkombëtar.
Blerim Burjani, profesor universitar dhe analist juridik.