NISMA Socialdemokrate ka konfirmuar fitoren e saj në fshatin Lumishtë të komunës së Malishevës.
Kryetari, Fatmir Limaj ka shkruar “Në Lumishtë të Malishevës, NISMA konfirmon fitoren!”
Ai ka thënë se kanë marrë përkrahje masive për kandidatët dhe programin.
“Sonte në fshatin Lumishtë bashkëbiseduam për vizionin e NISMA-së, ku morëm përkrahje masive për programin dhe kandidatët tanë, të cilët janë të gatshëm ta rikthejnë Kosovën fituese, veçVEPRA“.
Limaj përmendi edhe mungesën e Isni Kilajt i cili po mbahet në Hagë.
“Në mungesë të kandidatit për deputet, z. Isni Kilaj, i cili edhe sot, 25 vjet pas çlirimit të Kosovës, po mbahet padrejtësisht në Hagë, fshati i tij sonte edhe një herë dha mbështetje masive për të dhe NISMA-në“.
#VeçVEPRA
#NISMASocialdemokrate