Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim me shtabin zgjedhor të kësaj partie në Dragash, duke thënë se NISMA është duke u rikthyer fuqishëm.
Ai po ashtu ka deklaruar se qytetarët e këtij qyteti vitet e fundit kanë mbetur të harruar nga qeveria aktuale, të cilët edhe po ballafaqohen me probleme të ndryshme.
‘‘Sot pata kënaqësinë të takoj shtabin zgjedhor të NISMA Socialdemokrate në Dragash.
Gjatë rrugës për në Dragash, kalova nëpër veprat që i ndërtuam për përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve, fatkeqësisht, në vitet e fundit qytetarët e Dragashit kanë mbetur të harruar nga qeveria aktuale dhe po ballafaqohen me probleme të ndryshme, andaj koha për njerëz që kanë vepra është e domosdoshme.
NISMA po rikthehet fuqishëm aty ku e ka vendin, si nevojë për përmirësimin dhe avancimin e veprave të mëdha për vendin.”, ka shkruar ai në Facebook.