Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në koalicion me AAK – Nisma Socialdemokrate – Konservatorët – E30 dhe Ideal, ka prezantuar listën zyrtare të kandidatëve për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Sipas njoftimit, lista përfshin politikanë me përvojë, përfaqësues nga shoqëria civile, si dhe gra dhe burra të dëshmuar në sektorë jetikë të vendit.
Lista kryesohet nga Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër, derisa Fatmir Limaj do të jetë numri 2.