Kryetari i Vushtrrisë: E papranueshme që deri 8 orë të mos ketë rrymë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka quajtur të papranueshme që qytetarët e kësaj komune të mbesin deri në 8 orë pa rrymë.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se ndërprerjet e energjisë elektrike në këtë komunë janë të shpeshta dhe të gjata.

“Në këto ditë festash dhe në këto ditë dimri, është e papranueshme që qytetarët të mbesin pa energji elektrike deri në 8 orë. Ndërprerja e energjisë elektrike po pengon edhe funksionimin normal të bizneseve të qytetit tonë, duke ju shkaktuar dëme të mëdha. Kam kërkuar dhe kërkoj nga organet përgjegjëse që të ndërmerren veprime të menjëhershme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike në Vushtrri”, ka shkruar ai në Facebook.

Disa qytete të Kosovës qe disa ditë po përballen me reduktime të energjisë elektrike. Autoritetet kanë thënë se problemi është te mbingarkesa për shkak të “zhvillimit ekonomik”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews