Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar për reduktime të reja të furnizimit me ujë si pasojë e sulmit të së premtes në kanalin e Ibër-Lepencit.
“Si rezultat i gjendjes se krijuar të furnizimit me ujë të papërpunuar nga kanali i “Ibër Lepencit” pas sulmit dhe krijimit të vështirësive në furnizim të rregullt me ujë, jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të furnizimit me ujë të pijes për konsumatorët tanë”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit të Mitrovicës.
Nga kjo kompani apelojnë te konsumatorët që të konsumohet uji në mënyrë sa më racionale sidomos në situatën në të cilën ndodhemi.
Poashtu bëhet thirrje që uji që vjen nga ky kanal të mos përdoret për pije deri në raportin e IKSHPK-së dhe i njëjti të përdoret vetëm për higjienë.
Orari i reduktimeve në Mitrovicë:
Nga ora 09:00- 18:00
Tuneli i Pare, Stan Trg, Rahove, Shupkovc, Zasellë, Lisicë, Lipë, Boletin, Kolonija, Lagjja 2 Korriku, Kqiç, Frasher, Pirq, Broboniq, Koprive dhe Vërrnice, Suhodoll, Gushafc, Vinarc, Vidimriq dhe Koshtovë.
Nga ora 18:00 – 06:00
Reduktime në qytet,
Vushtrri:06:00-18:00
Reduktime për fshatrat,
18:00–06:00
Reduktime në qytet,
Skënderaj:06:00 – 18:00
Reduktime për fshatrat,
18:00 – 06:00.