Skandaloze: Për 10 vjet qeveritë i falën KEDS-it dhe KESC-os gati një miliardë euro!

Kosova ka shpërblyer dy distributorët privatë turq të energjisë për gati 1 miliard euro brenda 10 viteve. Kosova vite më parë ka privatizuar rrjetin e shitjes dhe distribuimit të energjisë elektrike, ndërsa vetëm Qeveria Kurti për 4 vjet mandat ka shpenzuar rreth 600 milionë euro në blerje të energjisë elektrike, thotë eksperti ekonomik Mr. Sc. Selatin Retkoceri

“Ky privatizim ka ndodhur para shpalljes së pavarësisë së Kosovës diku në vitin 2006. Çmimi i shitjes në ato kohë ishte tmerrësisht i ulët. I gjithë rrjeti i distribuimit ishte shitur afro 26 milion euro, derisa thuhet se nëpër xhirollogaritë e distribucionit të cilat ishin bartur te blerësi KEDS, kishin ngelur diku rreth 18 milionë euro, e që i bie se i tërë distribucioni është shitur për 8 milionë euro”, i ka pohuar ekskluzivisht  gazetës Telegram News eksperti ekonomik Mr. Sc. Selatin Retkoceri duke sjellur historikun e investimeve të mundshme dhe të planifikuara për ngritjen e kapaciteteve energjetike në Kosovë dhe  sqaron situatën:

“Kur jemi te të gjitha privatizimet deri në shpalljen e pavarësisë, edhe mund të arsyetohen përgjegjësit në kohë reale kur, sepse vendoste UNMIK, përkundër pjesëmarrjes në komisionin ndërministror të AKM-së edhe të autoriteteve vendore siç ishte rasti  atë kohë kur  kishte marrë pjesë vetë zonja Mimoza Kusari si njëra prej anëtareve të komisionit që e kishte përkrahur pa rezervë këtë privatizim, dhe jo vetëm këtë por edhe privatizime tjera të rëndësisë së veçantë. Tani shtrohet pyetja: Pse ish- Kryeministri Hashim Thaçi, më pastaj Isa Mustafa dhe tani së fundmi Albin Kurti, nuk lejuan ndërtimin e një termoelektrane e cila do ti sillte përfitime multidimensionale Kosovës dhe popullit të saj. Këta tre liderë duhet ti tregojnë këtij populli pse nuk vendosën të ndërtojnë fillimisht Kosovën C, më pastaj Kosovën e Re dhe në fund, Qeveria Kurti, përzuri edhe Kontour Global të cilës po duhet t’i paguj 21 miliona euro dënim që ka ardhur nga arbitrazhi ndërkombëtar. Fillimisht ishte paraparë të ndërtohet Kosova C me kapacitete prej 1500 deri 2000 MWH orë energji, më pas ka ardhur deri te ulja e planifikimit nga 700 deri 1000mwh, për të rënë në fund me Kontour Global në 500mwh”, sqaron eksperti Retkoceri.

Për 4 vite, Qeveria Kurti ka shpenzuar  gati 600 milionë euro në blerje të energjisë elektirke, ose 50% të një elektrone me kapacitet 500 megavat për orë

“Të gjitha këto planifikime u rrëzuan nga Qeveria Kurti, e cila vetëm për këto 4 vite të qeverisjes së tij ka shpenzuar gati 600 milionë euro të blerje së energjisë, para këto që do të mjaftonin për ta financuar 50% të projektit të një elektrane 500mwh. Mungesa e strategjisë për energjinë e ka sjellë shtetin në krizë të thellë, ku vetëm gjatë javës së kaluar, gati gjysma e Kosovës ishte në terr dhe përjetoi një tmerr të paparë të reduktimeve të energjisë nga 12 e 14, deri 24 orë pa rrymë për shumë lokalitete e komuna të Kosovës. Një qeveri e përgjegjshme, qofshin ato të mëhershmet, qoftë kjo e Kurtit, është dashur të investojnë në elektrana të thëngjillit pa marrë parasysh se çfarë na udhëzojnë miqtë evropianë, të cilët për shkak të luftës në Ukrainë kanë rehabilituar e aktivizuar sisteme energjetike të thëngjillit, të cilat i kishin konzervuar më herët për shkakun e kërkesave të BE-së. Kosova jo që nuk ka arritur ti rehabilitojë sistemet e stërvjetruara siç e kemi rastin me Kosovën A, por nuk arriti ta ndërtoj së paku një elektranë të re e cila do ta ndihmonte shtetin në një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e sidomos në këto kohë kur gjithë Evropa po përjeton një krizë të thellë energjetike. Kosova gjatë viteve 2016 deri në vitin 2019 ka blerë 3,426,506mwh, me një kosto prej 202,040,928€ me një çmim mesatar prej 59.00€ megavati. Kurse, vetëm gjatë vitit 2020 kemi blerë 812,823mwh me një vlerë prej 41,836,000€, me një çmim mesatar prej 51.50€ për 1mwh energji. Derisa gjatë kësaj qeverie të shpresës, qeverie që na kishte premtuar 24/7 orë energji për të gjithë qytetarët dhe bizneset, kemi pasur një krizë më të thellën energjetike që prej paslufte e deri më sot. Qeveria Kurti i ka humbur buxhetit të Kosovës afro 600milion euro para të thata për 4 vjet qeverisje, e me këto para ka ble rrymë të cilën ja ka falë KEDS-it e KESCO-os, të cilat kompani private pastaj ua kanë shitur qytetarëve me një çmim mesatar 200€kwh për tarifën e ulët, derisa 400€kwh bllok tarifën, që i bie se e kanë shitur  4 fish më shumë se që e ka blerë Qeveria në tregun e jashtëm, kurse krahasuar me çmimin që e merr nga KEK është 7 gjegjësisht 14 herë më i lartë për konsumatorët që detyrohen ta paguajnë”, precizon analisti Selatin Retkoceri.

Sipas llogarive, qytetarët dy herë kanë paguar çmimin e rrymës

Analisti Retkoceri ka deklaruar për gazetën se si qytetarët i bie se kanë paguar dy herë për rrymën dhe lidhur me këtë thotë: “Qeveria Kurti ka blerë energji dhuratë për operatorët privatë 4,081,153mwh energji për 4 vite të pushtetit të tij, vlera e parave të paguara nga buxheti për këtë energji të blerë deri me 30 nëntor 2024 është 589,273,436€ që me gjasë deri me 31 dhjetor do të rrumbullakësohet në 600milion euro, vlerë kjo që konsiderohet keq menaxhim dhe abuzim me paranë publike të buxhetit të Kosovës. Në rrethana normale do të duhej që kjo energji të mos i faturohet popullatës, meqë i bie se qytetarët, dy herë e kanë paguar çmimin e rrymës. Një herë me paratë e buxhetit të grumbulluar nga tatimet dhe herën e dytë me faturimin e energjisë që iu është bërë qytetarëve në baza të rregullta mujore. Kjo është metoda më perfide e vjedhjes së qytetarëve duke e multiplifikuar vjedhjen me aplikimin e bllok tarifës, vjedhje kjo që bëhet me vetëdije të plotë dhe me lejen e drejtpërdrejtë të Qeverisë dhe ZRRE-së, organ ky që duhet të jetë i pavarur, por i njëjti punon 100% nën urdhërat e Qeverisë. Në fund, qytetarë të dashur ne duhet të pranojmë se për këto 10 vite të qeverisjes kemi humbur 1 miliard euro të buxhetit, para këto të mjaftueshme për të ngritur një termoelektranë prej 300 deri 400mwh energji, prodhimtari kjo që do ta stabilizonte gjendjen e furnizimit por në periudha të kohës së nxehtë edhe do të mund të eksportonim gati 500mwh energji që do të sillte përfitime enorme e sidomos në këto kohë të krizës energjetike ku çmimi i rrymës ka prekur çmime astronomike deri në 900€ për një mwh energji./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews