Shqetësuese, importi i mallrave në sasi në Kosovë gjatë vitit 2024 është i përafërt me atë të vitit 2016 dhe ritja ekonomike që po promovohet nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet ndërkombëtare, burimin e ka në infëlacion dhe nritje të çmimeve dhe jo në përformancë të subtancës ekonomike, thotë për Telegram News, eksperti ekononik Safet Gërxhaliu.
“Burimi i rritjes ekonomike eventuale është konsumi e varësia nga importi dhe jo nga përformanca e produktiviteti vendor”, konsideron Safet Gërxhaliu duke folur për propagandën e Qeverisë Kurti rreth rritjes financiare dhe ekonomike dhe shton:
“Dështimi ekonomik i Kosovës ndër vite manifestohet në forma dhe parametra të ndryshëm. Një ndër indikatorët më shqetësues që e karakterizon nivelin e ekonomisë vendore është bilanci negativ tregtar ku Kosova është shndërruar në shoqëri të varur nga importi duke eksportuar para të gatshme .
Importet janë rritur viteve të fundit në aspektin financiar ku në vitin 2024 arrihet një rekord prej afër gjasht miliardë euro.
Kemi tëkurrje të eksporteve dhe në veçanti është për t’u brengosur struktura e tyre, ku pjesa dërmuese janë mbeturina metalike.
Shqetësues është fakti se importet janë rritur vetëm në aspektin financiar dhe keni rënie drastike në aspektin sasior, apo në kuantitet.
Niveli i importit në sasi për vitin 2024 është ekuivalent, apo i barabartë me atë të vitit 2016.
Impotet e Kosovës në vitin 2016, kanë qenë afër 2.77 miliardë Euro.
Importet në sasi apo kg kanë qenë 4 376 966 743.
Taksa doganore ka qenë 129 517 832.
Akciza në importe 382 244 787 14
TVSH-ja ka qenë 513 659 743 68 Euro.
Importet në vitin 2023 kanë qenë afer 5 .78 miliardë Euro.
Pesha e importuar në kg 5 100 619 449.
Taksa doganore 152 699 068.
Akciza në importe 548 182 659.
TVSH-ja 934 893 552 Euro.
Prandaj, rritja inflacionare dhe jo substanciale e ekonomisë së Kosovës është shqetësuese. Kjo situatë ekonomike e krijuar duhet të jetë alarm për nevojën e reformave të thella ekonomike në Kosovë, dhe jo të përdoret për marketing politik mbi rritje dhe arritje të mëdha ekonomike gjatë viteve të fundit”, tërheq vërejtje Safet Gërxhaliu./Telegram News.