Qeveria Kurti po mundohet në cdo aspekt ta mashtrojë opinionin me sukseset gjatë këtij mandati.
Në praktikat qeverisëse kurrë deri më tani nuk ka ndodhur sikur në qeverisjen Kurti që të hudhet mjegull në sy të qytetarëve për t’i mbuluar gati një mijë tenderë një burimorë me qindra miliona euro të dhënë për partiakët, miqtë, shokët dhe dashamirët, duke mos dhënë askush llogari për patarë e buxhetit të shtetit.
Si kurrë më parë Qeveria Kurti, ka hequr dorë nga trajtimi i shtetasve të vet me të mirat materiale.
Qeveria Kurti po e con vendin kah primati i shtetit social dhe të mëshirës për ta vënë në pritje të 100 eurove të mëshirës qeveritare.
Qeveria Kurti ka hyrë në “gjakderdhje financiare”, me disa linja korrupsioni ndër të cilat prin mafia energjetike e cila edhe nëse nuk është me Kryeministrin, kurrë nuk është kundërshtuar prej tij , përkundrazi është mbrojtur, madje duke e kritikuar prokurorinë e shtetit dhe jjyqësinë për ndjekje tendecioze.
Lidhur me këto procese, prokuroria ka filluar intervistimet e kreut politik Dejona Mihali, Koordinatore e Komiteteve Politike të LVV-së dhe nga partia e Kurtit po paralajmërojnë arrestime dhe intervistime të zyrtarëve qeveritarë të lidhur me korrupsionin qeveritar.
Në kuadër të kësaj propaganda Qeveria Kurti ka plasuar në opinion shifrën surreale se Kosova ka vëtëm 4% të papunë ,e cila është kundërshtuar nga ekspërtët dhe statistikat e Agjencionit Statistikor të Kosovës.
Kosova me 38% papunësi
Eksperti i ekonomisë dhe ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, e ka demantuar këtë shifër duke thënë:
“Edhe pse jemi në procesin e zgjedhjeve paraelektorale që po ndodh në heshtje, në vitin e ardhshëm, duhet të kemi etikë dhe moral që të plasojmë të dhënat statistikore sipas gjendjes objektive.
Se në politikë dhe luftë për pushtet nuk ka moral po bindemi cdo ditë e më shumë.
Të thuhet se në Kosovë shkalla e papunësisë është 4% ,është hipokrizi e kohës”, ka thënë Gërxhaliu për Telegram Neës dhe shton:
“Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë Statistikore të Kosovës, popullësia e përgjithshme e Kosovës arrin në 1.560.000 banorë, nga të cilët 1.174.836 janë mbi moshën 18 vjece.
Në këtë grup, 425.499 përsona janë të punësuar në sektorin publik dhe privat, ndërsa 85.000 të tjerë, janë të vetë punësuar në ndërmarrje mikro apo start-up, e që nuk janë të regjistruar formalisht si të punësuar.
Po ashtu, 71.000 përsona janë studentë në Kosovë që ndjekin institucionet publike dhe private të arsimit”,pohon Gërxhaliu.
Qeveria me statistika të manipuluara poliste
Duke shpërfaqur manipilimin e shifrave për papunësi,Gërxhaliu evidencon:
“Megjithatë, një problem shqetësues është se statistikat zyrtare shpesh manipulohen për të dhënë një pamje jo të plotë të tregut të punës në vend.
Kur merren parasysh të gjitha këthë këta faktorë, del se numri i të papunëve është rreth 559.337 përsona, duke e cuar përqindjen e papunësisë në një shifër alarmante 38%.
Ndërkohë raportimet zyrtare shpesh nuk reflektojnë realitetin e përditshëm.
Për shembull, sipas Barometrit të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC), raportohet se papunësia në Kosovë është 4%,bazuar në një mostër prej 1.000 përsonash të anketuar.
Kjo shifër ngre shumë pikëpyetje rreth metodologjisë së përdorur dhe nuk mund të merret si tregues për të gjithë vendin, pasi është përqëndruar në një mostër të kufizuar.
Ekziston mundësia që ky hulumtim, të jetë kryer vetëm në Prishtinë, ku papunësia është më e ulët në krahasim me pjesët tjera të vendit.
Ky është një shtrembërim i realitetit, duke prezantuar një situatë më optimiste sesa është në të vërtetë.
Nëse një sondazh i tillë do të kryej në një zonë më të gjerë jashtë kryeqytetit, shifra e papunësisë do të ishte shumë më e lartë ,ndoshta deri në 10 herë e lartë se shifra e raportuar.
Prandaj, është e nevojshme që institucionet të përqëndrohen në hartimin e politikave që adresojnë realitetin ekonomik të vendit dhe që punojnë për uljen e papunësisë në mënyrë gjithpërfshirëse , duke mos u mbështetur vetëm në sondazhet e e kufizuara që nuk tregojnë gjendjen totale në popull.
Distanca dhe arrogance e pushtetit përballë sektorit privat nuk garanton punësim.
Mungesa e stabilitetit politik dhe sanksionet e BE-së,nuk sjellin investime të huaja.
Rritja e konomike dhe e importeve,varfëron dhe shndërron shtetin në varësi të importeve.
Ekonomia duhet të udhëhiqet nga ekspertiza shkendore e jo nga politikat populiste që po ndodh në Kosovë./Telegram News