“Prokuroria e shtetit, duhet mobilizuar urgjentisht për hetimet e tenderëve një burimorë”

“Tenderët një burimorë, janë vepër penale , të dënuara sipas  Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK-së)” , ka thënë Selatin Setkoceri Mr.Sc. i ekonomisë dhe ekspert i certifikuar për menaxhim të financave si dhe ligjërues i çertifikuar  ndërkombëtar.

Retkoceri i cili  njihet edhe ligjërues i  çertifikuar i odave ekonomike  në Kosovë e jashtë saj , ka tërhequr  vëretjen për skandalet e tenderëve një burimorë  ku janë përfshirë ministritë e Qeverisë Kurti.

Eksperti i çertifikuar, ligjëruesi dhe njohësi ligjor i problemeve të tenderëve një burimorë ka shprehur habinë me mos reagimet prokuroriale  për diçka që e shohin dhe prekun çdo ditë, apo për diçka që të paktën duhet të merr epilog me hetim ose sqarime.

Se sa është  vepër penale  dhënia e tenderëve një burimorë, ai ka sqaruar një rast  nga përvoja e karrierës së vet  për të cilin thotë:

“Duke dëgjuar e shikuar shumë debate nëpër televizionet tona, më është rikthyer kujtesa në një proces gjyqësor që më ka ndodhur mua personalisht me këso lloje tenderësh që në gjuhën e prokurimit publik quhen “Tenderë një burimorë”.

KPK, ka përcaktuar vlerat dhe rastet kur një tender mund të jetë një burimor, për secilën vlerë të prokurimit publik mbi 100.00€, sipas ligjit duhet të zhvillohen procedura prokurimi me ofertim, ose për vlerat mbi 10,000.00€, kërkohet tender publik.

Përveq rasteve kur kemi të bëjmë me tender specifik dhe për rastet e jashtëzakonshme kur nuk ka mundësi të priten afatet kohore derisa të kryhen procedurat e prokurimit.

Për një rast të një tenderi specifik kur ish KE i KRU Prishtina kishte vendosur me të drejtë që të kontraktoj një kompani private për transport të një sasie të paneleve të betonit, panel këta që UNMIK ia kishte dhuruar KRUP.

z.Gjelosh Vataj me të drejtë kishte vendosur për këtë kontratë një burimore, ajo që ishte e padrejtë nga ky zyrtar, ishte fakti se i njëjti,  kishte bërë një padi penale në adresë timen dhe të Remzi Llumnicës.

Këtë rastin tim, për të cilin kemi marrë Aktgjykimin lirues nga shkalla e parë, po ashtu konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit, po e marrë si një rast se çfarë do të thotë të shkelësh nenin 422 paragrafi 1 të KPK-së.

Për mua kjo vepër e pabërë, që ishte vetëm shpifje e ish KE-së edhe atë në një vlerë 9,990.00€, procesi gjyqësor ka zgjatur gati 6 vite”, ka sqaruar Retkoceri për të kaluar te ajo që po flitet  tani për tenderët një burimorë nëpër ministritë e Qeverisë aktuale.

“Tani shtrohet pyetja se çfarë ka ndodhur e çka po ndodhë me krejt ministritë e Qeverisë së Kosovës të cilat sipas z.Kastriot Jahaj, ish zyrtar publik dhe njohës i ligjit të prokurimit, tani analist konfirmon me saktësi duke u shërbyer nga burimet e KRPP-së, duke deklaruar publikisht se dikasteret qeveritare për këto katër vite kanë nënshkruar 2,123 tenderë një burimorë, prej të cilëve, 1,348 janë kontrata të reja, derisa 775 janë aneks kontrata, vlera totale e këtyre kontratave është 273 milion euro.

Prokuroria e shtetit nëse dëgjon këso lloj deklaratash, duhet të mobilizohet me të gjitha resurset e veta njerëzore bashkë me krimet ekonomike, inteligjencën financiare, policinë hetimore, ATK-në dhe të gjithë mekanizmat relevantë të shtetit, për të hapë hetime urgjente rreth krejt këtyre informatave që po qarkullojnë tash e disa muaj rreth tenderëve një burimor.

Heshtja e prokurorisë në raste të këtij lloj keqpërdorimi galopant, kur kemi 2,123 tenderë një burimorë, në një vlerë prej 273 milion eurosh, jo që është e pakuptueshme, por njëkohësisht është edhe bashkëpjesëmarrje në krim ekonomik e korrupsion të rëndë shtetëror”, thotë Retkoceri./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews